Befasohet Roma, pëson në shtëpi nga SPAL

Xhiroja e nëntë e Serie A ka filluar me befasi.

Sport

20/10/2018 16:52

Skuadra e Romës është mposhtur nga SPAL, me rezultatin 0:2, shkruan lajmi.net.

Golin e parë të takimit e realizoi Andrea Petagna, nga pika e bardhë (38’).

Pjesa e parë u mbyll me një gol epërsi në favor të mysafirëve.

Në pjesën e dytë, kur pritej përgjigje nga Roma, e kundërta ndodhi.

Luhej minuta e 56’ kur Kevin Bonifazi dyfishoi epërsinë për SPAL, pas asistimit të pranuar nga Valdifiori.

Me këtë rezultat, Roma pozicionohet në vendin e 6 (përkohësisht) me 14 pikë, kurse SPAL ngritet në pozitën  e 13 me 12 pikë të grumbulluara. /Lajmi.net/