Befasi: Milan transferon yllin e Realit

Isco mund të jetë emri tjetër i madh që mund të largohet nga Real Madrid për t’u transferuar në Serie A.

Sport

14/11/2018 23:59

Pas Cristiano Ronaldos, Real Madrid rrezikon të humbas një tjetër emër të madh në verën e ardhshme.

‘Don Balon’ raporton se mesfushori spanjoll po konsideron largimin nga ‘Santiago Bernabeu’, me Milanin që po kërkon shërbimet e tij.

Edhe pse Isco ëndërron Premierligën, insistimi i Milanit për t’i siguruar shërbimet e tij mund t’ia ndryshojë mendjen.

Largimi i tij nga Reali duket lehtë i realizueshëm, kur dihet se Isco nuk është më lojtari i pëlqyer te ‘Los Blancos’ pas ardhjes në krye të trajnerit Santiago Solari./Lajmi.net/