Befasi e madhe: Marotta e konfirmon kalimin te Inter

Beppe Marrotta ka zbuluar të ardhmen e tij.

Merkato

13/11/2018 12:09

Ish-drejtori gjeneral i Juventusit, Beppe Marotta ka thënë se kalimi i tij te Interi, është i mundur.

Italia ka një muaj që po lidhet me kalimin te nerazurët, pas largimin nga ‘Zonja e Vjetër’, përcjell “lajmi.net”.

Sport Mediaset shkruan se Marotta ka konfirmuar shkurtazi se ai mund të kaloj para janarit te Interi.

Italiani është kontaktuar personalisht nga pronari i Interit, Steven Zhang, i cili shpreson që marrëveshja të nënshkruhet sa më parë.

Marotta kalimin e tij te Interit në njëfarë forme e ka konfirmuar në ceremoninë e Venetos, që u mbajt dje (e hënë). /Lajmi.net/