Bayerni vë maskën e kampionit, shkatërron Hannoverin

Bayern Munich e ka mbyllur me fitore edhe xhiron e 15-të të Bundesligës.

Sport

15/12/2018 17:18

Bavarezët në udhëtim kanë „shkelur“ skuadrën e Hannover, duke e mposhtur me rezultatin 0:4, shkruan lajmi.net.

Serinë e golave në këtë takim e hapi Joshua Kimmich, i cili realizoi qysh në minutën e 2‘.

Goli i dytë erdhi nga David Alaba, në minutën e 29’, gol ky që vendosi rezultatin e pjesës së parë (2:0).

Skuadar e Niko Kovac nuk e ndali hovin as në pjesën e dytë, dhe shënoi edhe dy herë të tjera.

Fillimisht ishte Serge Gnabry, i cili në minutën e 53’ realizoi për golin e qetësisë (3:0).

Për ta vulosur rezultatin përfundimtar, u përkujdes Robert Lewandowski, në minutën e 64’, i cili normalisht nuk mund të mungojë në listën e realizatorëve.

Kjo është fitorja e tretë radhazi në Bundesliga. Me këtë fitore, ata ngritën në kuotën e 30 pikëve dhe ngushtojnë diferencën me Dortmund në vetëm gjashtë pikë, por me këta të fundit që do të luajnë me fillim nga ora 18:30. /Lajmi.net/