Bayerni shet Schweinsteigerin

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola planifikon të shesë mesfushorin Bastian Schweinsteiger, në rast të ndonjë oferte të madhe, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Sport

04/06/2014 12:57

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola dëshiron të shesë mesfushorin Bastian Schweinsteiger, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas gazetarit Graham Hunter, në deklaratat e tij për talkSPORT, Guardiola dëshiron ta largojë 29-vjeçarin në rast të një oferte të madhe gjatë kësaj vere, lajm që mund të zgjojë interesim të menaxherit të ri të Manchester Unitedit, Louis van Gaal.

“Pep Guardiola dëshiron ta shesë Schweinsteigerin. Ai beson se Schweinsteiger nuk e lëviz topin me shpejtësinë e duhur, për futbollin e kërkuar prej tij dhe është duke kërkuar një zgjidhje”, deklaroi Hunter.

Van Gaal ishte trajneri që zhvendosi Schweinsteigerin në një rol më qendror gjatë kohës sa ishte në drejtim të Bayern Munichut.