“Bayerni ekip i madh, jemi gati për finalen”

Sergio Ramos tha se Bayerni është ekip i madh dhe kundërshtar i vështirë.

Sport

01/05/2018 23:57

Sergio Ramos u shpreh shumë i lumtur me kualifikimin në finalen e Ligës së Kampionëve.

Ai tha se Bayerni është ekip i madh dhe kundërshtar i vështirë, përcjellë “Lajmi.net”.

“Bayerni janë skuadër e madhe dhe këtë e kanë treguar për shumë vite se janë kundërshtarë i vështirë”, deklaroi Ramos.

“Ata kishin më shumë posedimin e topit, por nëse e shikojmë në dy ndeshje ne ishim më të mirë”.

“ADN-ja e Realit është kjo dhe ne duhet të përgatitemi për finalen”, shtoi ai. /Lajmi.net/