Bayerni e nis me fitore

Bayern Munich mposhti Wolfsburgun me rezultat 2:1 në Allianz Arena, në kuadër të xhiros së parë të edicionit të ri të Bundesligës. Xherdan Shaqiri u inkuadrua në gjysmë orën e fundit të takimit.

Sport

22/08/2014 23:31

Bayern Munich nuk bindi shumë me lojë por ia doli qëllimit. Skuadra e Pep Guardiolës mposhti Wolfsburgun me rezultat 2:1 në Allianz Arena, në ndeshjen që e shënoi fillimin e sezonit të ri në Bundesligë.

Vendasit kaluan në epërsi me golin e Thomas Muller në minutën e 37-të. Kurse, pak pas intervalit Arjen Robben – i cili kishte asistuar për Mullerin – e dyfishoi avantazhin për skuadrën e tij.

Por, vetëm katër minuta më vonë ish anëtari i Bayernit, Ivica Olic realizoi një gol të bukur duke rikthyer Wolfsburgun në lojë.

Në minutën e 62-të, në lojë u inkuadrua Xherdan Shaqiri i cili zuri vendin e Mario Gotzes.

Rezultati mbeti i pandryshuar dhe Bayern shënoi fitoren e parë, në fillim të sezonit të ri në Bundesligë.