Bayerni e do Godinin

Pep Guardiola është në kërkim të një qendërmbrojtësi për sezonin e ardhshëm. Sipas medieve gjermane, trajneri spanjoll e do futbollistin e Atletico Madridit, Diego Godin.

Sport

04/07/2014 09:56

Pep Guardiola e do një qendërmbrojtës për sezonin e ardhshëm. Dhe, sipas tabloidit gjerman Bild, trajneri spanjoll i ka thënë kryesisë së klubit se lojtari i tij i preferuar për ta sjell në Allianz Arena është Diego Godin.

Përfaqësuesi uruguaian shfaqi paraqitje impresionuese me Atletico Madridin në sezonin e fundit, por edhe me Uruguain në Botëror, prandaj klube të njohura evropiane kanë shprehur interesim për të.

Mirëpo, e ardhmja e heroit të Los Colchoneros, i cili shënoi ndaj Barcelonës në ndeshjen e fundit në La Liga, mund të jetë në Bundesliga.