Bayerni apel Barcës: Mos i shpenzo 100 milionë euro për këtë futbollist (FOTO)

Presidenti i Bayern Munich, Uli Hoenees, ka bërë të ditur se skuadra e tij nuk do të shpenzojë 100 milionë euro për Marco Verratti.

Sport

03/07/2017 12:51

Lojtari kyç i PSG-së, është shënjestër e Barcelonës dhe Bayern Munich.

Këta të fundit tashmë janë deklaruar se nuk do të paguajnë 100 milionë euro për një lojtar, por tërthorazi ka apeluar edhe te Barcelona, që të mos shpenzojë një shumë kaq të madhe për një futbollist.

“Ne nuk do të paguajmë 100 milionë euro për Verrattin. Nëse duam të fitojmë duhet të forcojmë skuadrën, por jo me shpenzime të pakuptimta. Askush nuk duhet ta paguajë këtë shumë”, ka deklaruar Hoenees./Lajmi.net/