Bayern Munich zgjedh trajnerin e ri (FOTO)

Thomas Tuchel do të emërohet pasardhës i Carlo Ancelottit në bankinën e kampionit të Bundesligës.

Sport

04/10/2017 10:35

Bayern Munich ka gjetur trajnerin e ri.

Mediat gjermane raportojnë se në përjashtim të ndonjë befasie, Thomas Tuchel do të emërohet pasardhës i Carlo Ancelottit në bankinën e kampionit të Bundesligës.

Ancelotti u shkarkua nga detyra pas humbjes nga Paris Saint-Germain me rezultat 3:0 në Ligën e Kampionëve, përcjell “lajmi.net”.

Kurse, ish trajneri i Borussia Dortmundit së shpejti pritet të emërohet në drejtim të gjigantit bavarez. /Lajmi.net/