Bayern Munich – Real Madrid, e pabesueshme çfarë ndodhi në Allianz Arena

Ballafaqimi solli një numër më të madh të futbollistëve të lënduar se sa të golave të realizuar.

Sport

26/04/2018 12:34

Bayern Munich – Real Madrid u mbyll me fitoren e skuadrës mysafire me rezultat 1:2.

Por, ballafaqimi solli një numër më të madh të futbollistëve të lënduar se sa të golave të realizuar.

Jerome Boateng, Javi Martinez e Arjen Robben u dëmtuan për Bayern Munichun, kurse Isco dhe Dani Carvajal lëshuan fushën para kohe për Realin, përcjell “lajmi.net”.

Ata janë në garë me kohën për t’u rikuperuar me kohë për ndeshjen e kthimit në Santiago Bernabeu, të martën. /Lajmi.net/