Bayern Munich po ia merr yllin e madh Juventusit

Tashmë është bërë e ditur se Paulo Dybala do të largohet nga Juventusi.

Sport

18/02/2019 08:06

Paulo Dybala nuk është i lumtur me minutazhën e ofruar nga Maxi Allegri, andaj do të largohet në verë.

Bayern Munich e dëshiron transferimin e sulmuesit argjentinas, por që duhet të ofroj një shumë mbi 100 milionë euro, përcjell lajmi.net.

Skuadra gjermane e di se situata e Dybalas te Juventus është e ndërlikuar, andaj dëshiron t’i marrë shërbimet e tij qysh në verë.

‘Zonja e Vjetër’ ka bërë me dije se ata janë të gatshëm ta shesin argjentinasin, por që kërkojnë mbi 100 milionë euro. /Lajmi.net/