Bayern Munich nuk përmbahet ndaj Freiburgut

Bayern Munich ka shënuar fitore të lehtë në ‘Alianz Arena’ ndaj Freiburg.

Sport

14/10/2017 17:23

Bavarezët kanë mposhtur 5:0 Freiburgin e Amir Abrashit, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tetë të Bundesligës.

Schuster me autogol në minutën e 8’, i dha epërsinë Bayernit, për të vazhduar pastaj me Coman në minutën e 42’, Alcantara në minutën e 63’, Lewandowski në minutën e 75’ dhe Kimmich në minutën e 94’.

Me këtë fitore, Bayerni renditet në vendin e dytë në Bundesligë me 17 pikë, dy më pak se Dortmundi, që ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar./Lajmi.net/