Bayern Munich merr vendim për Lewandowskin, kjo është e ardhmja e sulmuesit polak – Lajmi.net
Bayern Munich merr vendim për Lewandowskin, kjo është e ardhmja e sulmuesit polak
Autori: Lajmi.net BundesligaLajme futbolliSport 16:27, 30 July 2018
Trajneri i Bayern Munich, Niko Kovaç, ka bërë të ditur se sulmuesi Robert Lewandowski dëshiron të largohet.

Reprezentuesi polak ka shprehur haptas dëshirën për t’iu bashkuar  Real Madridit, kalim të cilin e cilëson realizim të ëndrrës.

Por, trajneri kroat që këtë verë ka marrë drejtimin e gjigantit bavaraz, ka bërë të ditur se Bayern Munich ka vendosur ta mbajë në skuadër Lewandowskin.

“Robert nuk do të largohet nga ekipi, ne nuk duam ta shesim atë”, ka deklaruar Kovaç.

“Është e vërtetë që ai dëshiron të shkojë diku tjetër, por ajo që dua të them është se ne duam ta mbajmë atë, ai ka një kontratë me ne dhe do të qëndrojë këtu”.

Sulmuesi 29 vjeçar i është bashkuar Bayrnit në vitin 2014 nga Borussia Dortmund, dhe në 126 paraqitje ka shënuar 106 gola./Lajmi.net/

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO