Bayern Munich, diçka si kjo nuk ka as Barcelona (FOTO)

Bayern Munich ka bërë një rreshtim të pabesueshëm gjatë pjesës së parë të ndeshjes kundër Juventusit në Torino.

Sport

24/02/2016 10:12

Bayern Munich dominoi në pjesën e parë të duelit ndaj Juventusit në Torino, që përfundoi me barazim 2:2.

Skuadra bavareze kishte gati komplet ekipin në pjesën e fushës që i takonte “Bianconerëve”, përcjell “Lajmi.net”.

Një rreshtim të tillë sulmues nuk mund ta shohim as tek skuadra e Barcelonës.

Por, në pjesën e dytë Juventus u tregua më i guximshëm dhe u rikthye nga disavantazhi prej dy golash duke barazuar 2:2.