Bayern, lehtë në Kupë

Bayern Munich ka shënuar fitore të lehtë në kuadër të Kupës së Gjermanisë duke mposhtur si nikoqir Hannoverin me rezultat të thellë 4-1. Skuadra e Pep Guardiolës konfirmoi formën e mirë duke shënuar fitore të radhës. Thomas Muller e kaloi Bayernin në epërsi duke shënuar në minutën e 17-të. Kurse, dhjetë minuta më vonë Claudio…

Sport

25/09/2013 21:50

Bayern Munich ka shënuar fitore të lehtë në kuadër të Kupës së Gjermanisë duke mposhtur si nikoqir Hannoverin me rezultat të thellë 4-1.

Skuadra e Pep Guardiolës konfirmoi formën e mirë duke shënuar fitore të radhës. Thomas Muller e kaloi Bayernin në epërsi duke shënuar në minutën e 17-të.

Kurse, dhjetë minuta më vonë Claudio Pizarro e dyfishoi avantazhin e vendasve.

Në të 37-ën, mysafirët u kundërpërgjigjën nëpërmjet Didier Konan Ya, por gjiganti bavarez e vulosi fitoren në pjesën e dytë falë një tjetër goli nga Muller, dhe shënimit të Franck Ribery në minutën e 78-të.