Batshuayi zbulon arsyen e transferimit në Borussia Dortmund

Michy Batshuayi nuk harroi të theksonte se një ndër motivet kryesore të transferimit te Borussia është synimi për të luajtur në Botërorin e Rusisë.

Sport

01/02/2018 13:06

Michy Batshuayi foli zyrtarisht si lojtari më i ri i BorussiaDortmund.

Sulmuesi u transferua në “Signal Iduna Park”, në ditën e fundit të merkatos së dimrit, në formë huazimi nga Chelsea. 24-vjeçari tha se është i lumtur për kalimin te verdhezinjtë dhe se synimi i tij është ta ndihmojë sa më shumë Dortmund duke shënuar gola.

Gjithsesi Batshuayi nuk harroi të theksonte se një ndër motivet kryesore të transferimit te Borussia është synimi për të luajtur në Botërorin e Rusisë.