Batshuayi “pushton” internetin me këtë moment qesharak

Michy Batshuayi ka dhuruar një moment qesharak në fitoren e Belgjikës ndaj Anglisë.

Sport

28/06/2018 23:22

Belgjika ka mposhtur 1:0 Anglia në Kupën e Botës, për të siguruar vendin e parë në grupin H.

Golin e vetëm në fitoren e Belgjikës e shënoi Adnan Januzaj.

E tek goli i Januzajt, Batshuayi derisa po festonte, me top qëlloi transversalen, dhe topi iu kthye në fytyrë për të dhuruar diçka shumë qesharake./Lajmi.net/