Bashkimi befason Sigal Prishtinën në Ligën Ballkanike

Bashkimi e ka fituar derbin kosovar në Ligën Ballkanike, pasi e mposhti sonte Sigal Prishtinën, në Ditën e Flamurit, me rezultat 85:74.

Sport

28/11/2016 21:32

Prishtinasit e kanë fituar periudhën e parë 25:17, por në atë të dytë u rikthyen furishëm prizrenasit, të cilin e fituan 27:12.

10 minutëshi i tretë ishte i nivelizuar dhe atë e fitoi ekipi Portokalli, 21:20, ndërsa në atë të fundit po ashtu ishte më i mirë, 20:17, për ta mbyllur krejt ndeshjen me 11 pikë avantazh.

Kjo ishte humbja e dytë e prishtinasve nga dy ndeshje të zhvilluara në Ligën Ballkanike, ndërsa prizrenasit e shënuan fitoren e dytë, ndërkohë që kanë edhe katër humbje.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.