Basha: Kjo ndeshje ishte katastrofike për Shqipërinë

Mesfushori shqiptar Migjen Basha duket se po kalon një rini të dytë në rajonin e Puljas. Pas një viti të shoqëruar nga dëmtimet e shumta në radhët e Torinos, ai është rikthyer më i fortë se kurrë duke marrë në dorë frenat e mesfushës së Barit.

Sport

20/03/2017 14:21

20 ndeshje sezonale me fanellën e skuadrës së Barit që këtë sezon endet në zonën play off për t’u rikthyer në Serie A dhe paraqitje pozitive të 30-vjeçarit që ka fituar besimin e trajnerit Colantuono.

“Humbja ndaj Izraelit ishte një goditje e madhe për shpresat e Shqipërisë për t’u kualifikuar. Tashmë situata është komplikuar shumë dhe kualifikimi është një mision shumë i vështirë”, deklaroi Basha.

I pyetur për strategjinë që do të zgjedhë Shqipëria në ndeshjen e Palermos kundër Italisë, Basha shton se kuqezinjtë do ta ndërtojnë ndeshjen si të gjitha sfidat e tjera paraardhëse.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6