Baseli i shqiptarëve barazon ndaj Portos (Video)

Baseli ka arritur të barazojë në shtëpi në ndeshjen e parë të fazës 1/16 të Ligës së Kampionëve kundër skuadrës së Portos.

Sport

18/02/2015 22:45

Nga minuta e parë në këtë takim startuan dy lojtarët shqiptarë, Taulant Xhaka dhe Shkëlzen Gashi.

Ndeshja fillon mirë për vendasit, pasi në minutën e 11’ Gonzalez shënon për 1-0 para se Danilo në minutën e 79’ të barazojë rezultatin nga penalltia.

Ky rezultat lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet në Portugali dhe që pritet të jetë mjaft interesante.

https://vine.co/v/OxddUPDajeh
https://vine.co/v/OxphaW3d9qp