Barcelona, shumë shokë

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic, ka thënë se ende gëzon mbështetjen e tifozëve të Barcelonës, dhe ka shumë shokë në Camp Nou.

Sport

11/12/2014 11:56

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic ka bërë të ditur se ka shumë shokë në Barcelonë, pavarësisht largimit të tij nga klubi, pas vetëm një stinori në Camp Nou.

Ylli suedez realizoi golin e vetëm të PSG-s në humbjen 3:1 nga Barcelona të mërkurën në kuadër të xhiros së fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

“Shokë në Barcelonë? 90 mijë tifozë dhe 22 futbollistë në fushë”, deklaroi Zlatan Ibrahimovic pas ndeshjes.

“Ne jemi kualifikuar dhe qfarë ndodhë prej tani e tutje do të jetë në rregull. Do të kënaqemi duke u ndeshur me cilindo kundërshtar që na takon”, u shpreh ai.