Barcelona shokon bastoren e famshme “Bet365”

Mbrëmja e kaluar ishte për t'u harruar për bastoren e njohur "Bet365".

Sport

09/03/2017 17:09

Kjo e fundit ka humbur miliona euro pas kualifikimit të Barcelonës në çerekfinale.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i “Bet365”, Steve Freeth.

“Skenari më i keq për ne ishte kualifikimi i Barcelonës dhe në fund ndodhi pikërisht një gjë e tillë”, deklaroi Freeth, përcjellë “lajmi.net”.

Përkundër golit të Cavanit, ka pasur bastvënës që ende kanë shpresuar në kualifikimin e Barcelonës.

“Çmenduria” në “Camp Nou” ndodhi në minutën e 95, kur shënoi Sergi Roberto. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6