Barcelona shkatërron Villarrealin

Katalunasit fituan me rezultat të thellë, 5:1.

Sport

09/05/2018 21:51

Barcelona ka mposhtur Villarrealin, duke vazhduar serinë pa humbje në La Liga.

Katalunasit fituan me rezultat të thellë, 5:1.

Golat për Barcelonën i realizuan Philippe Coutinho, Paulinho, Leo Messi dhe Ousmane Dembele (2).

Golin e nderit për Villarrealin e shënoi Nicola Sansone.

Kjo fitore i shërben Barcës vetëm për statistika. /Lajmi.net/