Barcelona me super përforcim nga Juventus (FOTO)

Leonardo Bonucci ka zgjuar interesim nga një klub të ri.

Merkato

02/07/2017 08:45

Leonardo Bonucci mund të largohet nga Juventus, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

E përditshmja sportive italiane “Tuttosport” raporton se qendërmbrojtësi ka zgjuar interesim nga Barcelona, përcjell “lajmi.net”.

Por, Juventus nuk dëshiron ta shesë përderisa futbollisti nuk kërkon të largohet nga Torino.

Së fundmi, Bonucci kërkohej edhe nga Chelsea e Manchester City në Premierligë. /Lajmi.net/