Barcelona me statistikë të frikshme për Romën

Barcelona është e pamposhtur në duele me skuadrat italiane në Camp Nou.

Sport

16/03/2018 14:52

Barcelona është favorite absolute në ndeshjet kundër Romës në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Skuadra katalane po ashtu ka bilanc fantastik në duelet me ekipet italiane, sidomos në Camp Nou.

Barcelona është e pamposhtur në duele me skuadrat italiane në Camp Nou, përcjell “lajmi.net”.

Ekipi vendas ka shënuar 9 fitore dhe 3 barazime në stadiumin e saj. /Lajmi.net/