Barcelona me Parisin, Reali me Liverpoolin

Është tërhequr shorti që ka përcaktuar fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Gjigantët e futbollit evropianë kanë mësuar emrat e kundërshtarëve të radhës.

Sport

28/08/2014 19:42

Skuadrat më të forta të kontinentit kanë mësuar emrat e kundërshtarëve të rinj në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Shorti i tërhequr në Monaco ka vendosur përbërjen e tetë grupeve të garës elite të klubeve kontinentale. Dhe, do të shohim sfida jashtëzakonisht interesante.

Këto janë grupet.

Grupi A: Atletico Madrid,Juventus, Olympiacos, Malmo.

Grupi B: Real Madrid, Basel, Liverpool, Ludogorets.

Grupi C: Benfica, Zenit, Bayer Leverkusen, Monaco.

Grupi D: Arsenal, Borussia Dortmund, Galatasaray, Anderlecht.

Grupi E: Bayern Munich, Manchester City, CSKA Moska, Roma.

Grupi F: Barcelona, Paris Saint-Germain, Ajax, APOEL.

Grupi G: Chelsea, Schalke,Sporting Lisbon, Maribor.

Grupi H: Porto, Shakhtar Donestk, Athletic Bilbao, BATE Borisov.