Barcelona bën detyrën ndaj PSV-së

Barcelona ka shkatërruar PSV-në, në ndeshjen hapëse të edicionit në Ligën e Kampionëve.

Sport

18/09/2018 20:49

Katalunasit fituan me rezultat të thellë, 4:0.

Lojtari i ndeshjes ishte Leo Messi, i cili realizoi het-trik.

Ndërkohë, golin tjetër për Barcelonën e realizoi Ousmane Dembele.

Me këtë fitore, Barca ri-konfirmohet si favorite për vendin e parë në grup. /Lajmi.net/