Barazon Atletico

Atletico Madrid nuk e shfrytëzoi mundësinë për t’u shkëputur në pozitën e parë në La Ligë duke barazuar me Sevillën 1:1 në Vicente Calderon, në kuadër të xhiros së 20’të. Skuadra e trajnerit Diego Simeone pati mundësinë të kalojë në krye të tabelës pas barazimit të mëhershëm të Barcelonës në udhëtim te Levante. Mirëpo, edhe…

Sport

19/01/2014 21:53

Atletico Madrid nuk e shfrytëzoi mundësinë për t’u shkëputur në pozitën e parë në La Ligë duke barazuar me Sevillën 1:1 në Vicente Calderon, në kuadër të xhiros së 20’të.

Skuadra e trajnerit Diego Simeone pati mundësinë të kalojë në krye të tabelës pas barazimit të mëhershëm të Barcelonës në udhëtim te Levante.

Mirëpo, edhe ajo i ndau pikët me kundërshtarin e saj. Në fakt dueli nisi mbarë për Atleticon. Sulmuesi David Villa shënoi golin e epërsisë në minutën e 18’të, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Mirëpo, dështimi i vendasve për të realizuar golin e sigurisë u kushtoi shtrenjtë pasi mesfushori kroat Ivan Rakitic e barazoi rezultatin nga penalltia në minutën e 73’të.

Krejt në fund, Alberto Moreno u ndëshkua me karton të kuq te Sevilla, por as kjo nuk i kreu punë Atleticos që vazhdon të kenë pikë të barabarta me Barcelonën në krye të La Ligës nga 51, por tani vetëm një më tepër se Real Madrid.