Balotelli po rikthehet në Serie A, por jo aty ku pritej

Mario Balotelli po e kërkon rikthimin me ngulm në Serie A.

Merkato

09/01/2019 13:18

Mario Balotelli ishte shumë afër transferimit te Marseille, por marrëveshja dështoi në verën e kaluar.

Kështu, sulmuesi italian e kërkon largimin nga Nice, duke tentuar të rikthehet në Serie A, përcjell lajmi.net.

Balotelli është duke u kërkuar nga Sassuolo, ndërsa Mino Raiola po i kompleton dokumentet e tij.

Super Mario ka pranuar të rikthehet në Serie A, duke nënshkruar kontratë një vjeçare me skuadrën italiane, në mënyrë që të këtë mundësi të largohet për një skuadër më të madhe. /Lajmi.net/