Balotelli dhe mallkimi Juventus

Mario Balotelli vuan. Krahu vazhdon ta shqetësojë: përgatitje e personalizuar dhe mungesë në stërvitjen kolektive para duelit mes Milanit dhe Juventusit. Në përgjithësi, gjasa minimale për të hyrë në fushë të dielën mbrëma në San Siro. Balotelli më së shumti mund të qëndrojë në bankinë. Të shtunën do t’i nënshtrohet testeve të fundit pas së…

Sport

28/02/2014 17:57

Mario Balotelli vuan. Krahu vazhdon ta shqetësojë: përgatitje e personalizuar dhe mungesë në stërvitjen kolektive para duelit mes Milanit dhe Juventusit.

Në përgjithësi, gjasa minimale për të hyrë në fushë të dielën mbrëma në San Siro.

Balotelli më së shumti mund të qëndrojë në bankinë. Të shtunën do t’i nënshtrohet testeve të fundit pas së cilave Clarence Seedorf do të kuptojë më mirë nëse mund të llogarit në shërbimet e yllit italian.

Në vend të tij do të luajë Giampaolo Pazzini, kjo është e sigurt. Andaj, Juventus vazhdon të shfaqet si mallkim për Balotellin.

I transferuar në Milan në janar 2013, Balotelli nuk u paraqit në duelin e parë mes Juventusit dhe Milanit më 21 prill 2013 për shkak të një suspendimi.

Kurse, ai mungoi edhe në takimin tjetër mes skuadrave më 22 shtator të vitit të shkuar, sërish për shkak të një suspendimi.