Balotelli dëshiron transferimin në MLS

Sipas lajmeve që arrijnë nga Anglia, mësojmë se sulmuesi i Liverpoolit, Mario Balotelli ka shprehur dëshirën e tij për tu transferuar te Kampionati Amerikan, MLS.

Sport

02/03/2015 11:23

Sipas raportit të bërë nga Daily Mail mësojmë se Mario Balotelli ka shprehur dëshirën e tij për tu transferuar në Amerikë gjatë kësaj vere.

Përndryshe, skuadra që mund të transferojë Balotellin është Orlandy City, që është shprehur e gatshme të ofrojë para të majme për sulmuesin italian.

Njëkohësisht, me transferimin e tij te kjo skuadër, ai do të bashkohej edhe me ish-bashkëlojtarin e tij te Milani, Ricardo Kakan.