Balotelli, basketbollist i fortë (Video)

Mario Balotelli shquhet për talentin e tij si futbollist. Mirëpo, ylli i Milanit ka treguar se nuk qëndron keq as me aftësitë e tij në sportin e basketbollit.

Sport

04/08/2014 15:16

Mario Balotelli tashmë na ka treguar se di të shënojë gola në portat kundërshtare.

Qëndrimi i tij dhe sjellja në fushë dhe jashtë saj nganjëherë nuk janë ato të dëshiruarat, por kualitetet e tij janë të pamohueshme.

Derisa të gjithë e kemi parë duke luajtur në fushat e futbollit, Balotelli ka vendosur të tregojë se di të luajë edhe basketboll.

Gjatë një seance stërvitore të Milanit në palestër, ai e bëri një ngulitje të bukur me një dorë. Shikojeni.