Ballack kthehet në Chelsea, kjo është detyra e re

Michael Ballack me rol të ri te skuadra e Chelseat.

Sport

25/05/2018 09:19

Michael Ballack mund të rikthehet te Chelsea.

Ish mesfushori i kombëtares gjermane sipas asaj që raportojnë mediat angleze është favoriti kryesor për tu emëruar drejtori i ri sportiv i Chelsea-it.

Ballack ka një raport të shkëlqyer me presidentin e Bluve të Londrës Roman Abramovich që nga periudha kur mbante veshur fanellën e kësaj skuadre dhe manjati rus është gati ta rikthejë në klub gjermanin me një rol shumë të rëndësishëm. Ballack ka luajtur me Chelsea-in nga 2006 deri në vitin 2010-të.