Bale kritikon Zidanen: E meritoja të luaja nga fillimi

Menjëherë pas ndehsjes ai i ka lëshuar mesazh të qartë edhe trajnerit të tij, Zidane.

Sport

27/05/2018 08:59

Gareth Bale është dëshpëruar që s’ka luajtur nga minuta e parë ndaj Realit.

Ai thotë se e meritonte të luante nga fillimi, përcjellë “Lajmi.net”.

“Jam i lumtur për këtë mbrëmje të madhe, por natyrisht që isha i mërzitur që e nisa nga stoli”, deklaroi Bale.

“Më duhet të luaj çdo javë, dhe diçka e tillë nuk ka ndodhur këtë sezon. Kam pasur një dëmtim 5-6 javë, por tashmë jam shumë mirë”.

“Duhet të ulem dhe të diskutoj me agjentin tim për të ardhmen. Jam i zhgënjyer që nuk e nisa nga fillimi, mendoj se e meritoja. Gjithsesi, është trajner që i bën vendimet”, shtoi ai. /Lajmi.net/