Bale ka një lajm të keq për Shqipërinë, kundërshtohet nga Real Madrid

Shqipëria ndeshjen e radhës do ta luaj kundër Uellsit, para tifozëve “kuq e zi”, në Tiranë.

Sport

19/11/2018 08:54

Për këtë ndeshje, në dispozicionin e selektorit të Uellsit, do të jetë edhe ylli i Real Madrid, Garreth Bale.

Këtë e ka bërë të ditur për audiencën sportive vet lojtari, me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter”.

“Vazhdojmë prapë të martën” ka shkruar anësori uellsian, transmeton lajmi.net.

Ishte në dyshim paraqitja e Bale në Tiranë, pasi lojtari kishte hasur në kundërshtime nga skuadra e tij, Real Madrid.

Duket se drejtuesit e klubit kanë qenë të shqetësuar për numrin e madh të kilometrave që Bale do të kalojë brenda pak ditëve (4,052).

Stafi i “Los Blancos” nuk e shihnin të arsyeshme  të kalohen gjithë këto kilometra për një ndeshje miqësore. /Lajmi.net/