Bale e do La Deciman

Ylli i Real Madridit, Gareth Bale e di rëndësinë e triumfit të titullit të dhjetë të kampionit të Evropës për klube dhe dëshiron ta arrijë në finalen e 24 majit kundër Atletico Madridit.

Sport

01/05/2014 14:39

Gareth Bale e kupton rëndësinë e madhe të La Decimas, synimit të Real Madridit për të fituar trofeun e dhjetë të kampionit të Evropës.

Suksesi i fundit i Los Blancos në garën kryesore kontinentale për klube ishte 12 vjet më parë dhe të gjithë në klub e ëndërrojnë trofeun, prej ditës së triumfit në Hampden Park me golin e Zinedine Zidane.

Zidane tani është në stafin teknik të ekipit, një përkujtim i përditshëm për Balen dhe futbollistët e tjerë të Realit për misionin e ekipit.

Real Madrid është kualifikuar në finalen e madhe më 24 maj ku do të ndeshet me rivalin e qytetit Atletico Madrid, dhe Bale e do trofeun.

“Kur kam nënshkruar, më kanë njoftuar për La Deciman”, deklaroi Bale, i cili iu bashkua Realit nga Tottenham në gusht të vitit të kaluar për rekord 100 milionë euro.

“Ka shumë parashikime mbi Realin. Të gjithë që vijnë në Real, të gjithë në zhveshtore, duan të fitojnë Ligën e Kampionëve dhe tani e kemi mundësinë e vërtetë për ta bërë”, deklaroi Bale.