Azerbajxhan – Kosovë luhet në njërin prej stadiumeve më modern në Evropë

Përfaqësuesja e Kosovës më 7 shtator fillon aventurën në Ligën e Kombeve.

Sport

05/09/2018 17:41

‘Dardanët’ janë pjesë e grupit D, së bashku me Maltën, Ishujt Faror dhe Azerbajxhanin.

Pikërisht këta të fundit janë nikoqir të ekipit të Kosovës, në ndeshjen që më 7 shtator luhet në Baku.

Do të jetë stadiumi ‘Olimpik’ i Baku, vendi ku do të zhvillohet kjo ndeshje.

Ky stadium i hapur në vitin 2015, ka një kapacitet prej afër 70 mijë ulëse.

Stadiumi ‘Olimpik’ i Baku është shumë modern, dhe ndër më të bukurit në Evropë./Lajmi.net/