Autochthonous shkakton skandal në Austri

Flamuri i Shqipërisë së Madhe i shfaqur në ndeshjen me Serbinë,  u pa edhe në miqësoren Shqipëri – Austri. Kjo gjë ka nxitur reagimin e medieve austriake.

Sport

27/03/2016 09:43

Gazeta “Heute” ka publikuar një video në të cilin shfaqet i njëjti baner si në stadiumin e Beogradit, në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë.

“Një tifoz futi në mënyrë të paligjshme në ndeshjen miqësore mes Austrisë dhe Shqipërisë flamurin e ‘Shqipërisë së madhe’. I njëjti flamur që shkaktoi trazirat në stadiumin e Beogradit”,-shkruan gazeta austriake.

Tifozi thuhet se shmangu kontrollet e rrepta të policisë në stadiumin dhe valviti flamurin që mbante në duar para dhe gjatë ndeshjes.