Autobusi i Unitedit bllokohet në trafik, Mourinho shkon në këmbë në ‘Old Trafford’

Jose Mourinhos i është dashur të ecë në këmbë për të mbërritur në ‘Old Trafford’, pasi autobusi i Manchester United është bllokuar përsëri në trafik.

Sport

23/10/2018 20:29

Manchester United sonte takohet me Juventusin në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë në Ligën e Kampionëve.

‘Djajtë e Kuq’  nuk kanë arritur të mbërrijnë me kohë në stadiumin ‘Old Trafford’, shkaku i trafikut të ngjeshur në rrugët e Mançesterit.

Kjo ka bërë që Jose Mourinho që dalë që kishte ngecur, për të vazhduar në këmbë rrugën drejt ‘Old Trafford’, shkruajnë mediet në Angli, përcjell ‘lajmi.net’.

Kujtojmë se skuadra e Manchester United kishte arritur me vonesë në stadium edhe në sfidën paraprake në Ligën e Kampionëve kundër Valencias./Lajmi.net/