Augsburg 2:3 Bayern Munich – Notat e lojtarëve

Bayern Munich ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme për të vazhduar garën për titullin e Bundesliga.

Sport

15/02/2019 23:00

Kampionët në fuqi kanë triumfuar në udhëtim tek Augsburg, me rezultatin 2:3, në ndeshjen që ishte e vlefshme për xhiron e 22-të në Bundesliga.

Golat për fitoren e Bayern u realizuan nga francezi Kingsley Coman (2x) dhe David Alaba, shkruan lajmi.net.

Për Augsburg ishte Goretzka me një autogol dhe Dong – Won Ji që tundër portën e Neuer.

Me këtë fitore Bayern është afruar në vetëm dy pikë me liderët e Borussia Dortmund.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell notat e lojtarëve për këtë ndeshje, sipas ‘WhoScored’. /Lajmi.net/