Audi sjellë konceptin Prologue Avant në Gjenevë

Kompania nuk u mjaftua vetëm me modelin e ri të R8.

Auto & Tek

05/03/2015 18:22

Nuk është e lehtë që të tërheqësh vëmendje në një shfaqje veturash, sidomos në një të tillë si në Gjenevë, në të cilën gjithmonë mbizotërojnë veturat më të bukura të botës.

Kështu që, Audi u përkujdes që vëmendjen më të madhe ta tërheqë me konceptin e Prologue Avant, i cili me të vërtetë thotë shumë, transmeton Lajmi.net.

Vetura është e bazuar në konceptin dhe paraardhësin e tij, por me pak ndryshim në trup dhe me një motor hibrid i cili krijon 455 kuaj-fuqi dhe 553 çifte rrotulluese.

Ndryshe nga veturat e tjera të Audi, kjo veturë mund të kalojë 40km me motorin elektrik të saj. Është një veturë me të vërtetë atraktive dhe besohet se një variant i saj do të jetë modeli i ardhshëm A8.

Shikoni më poshtë fotografitë nga mbrëmja në Gjenevë:
469277 469279469278 469280469281469282469283