Presidentja takon guvernatorin e Teksasit, flasin për thellim bashkëpunimi

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar sot në SHBA, guvernatorin e Teksasit, Greg Abbott. Me të, kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në fushën e tregtisë, dhe fushave të tjera me interes të përbashkët të të dyja vendeve. ”Kënaqësi që takova guvernatorin e Teksasit, Greg Abbott, me të cilin diskutuam për thellimin e bashkëpunimit…

Lajme

08/05/2024 13:44

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar sot në SHBA, guvernatorin e Teksasit, Greg Abbott.

Me të, kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në fushën e tregtisë, dhe fushave të tjera me interes të përbashkët të të dyja vendeve.

”Kënaqësi që takova guvernatorin e Teksasit, Greg Abbott, me të cilin diskutuam për thellimin e bashkëpunimit në fushën e tregtisë, investimeve të jashtme, bujqësisë, teknologjisë informative, arsimit dhe fushave të tjera me interes të përbashkët.

Teksasi është bërë shtëpi e dytë për bashkatdhetarët tanë nga Kosova, duke ju ofruar perspektivë, kushte për jetë cilësore dhe biznes produktiv.

E falënderoj guvernatorin për Vendimin që ma dorëzoi sot nëpërmjet të cilit nderohet dhe shënohet 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë sonë, në Teksas”.