Audi shfaqë modelin LWB A6 E-Tron

Modeli do të prodhohet në Kinë dhe do të jetë i bazuar në modelin standard A6, një nga modelet më të njohura të kompanisë, por me disa ndryshime. Përderisa detajet tjera të makinës ende nuk kanë dalur, Audi, në fakt, ka treguar tashmë këtë formë të konceptit në shfaqjen e veturave në Pekin në vitin…

Auto & Tek

12/04/2014 17:34

Modeli do të prodhohet në Kinë dhe do të jetë i bazuar në modelin standard A6, një nga modelet më të njohura të kompanisë, por me disa ndryshime.

Përderisa detajet tjera të makinës ende nuk kanë dalur, Audi, në fakt, ka treguar tashmë këtë formë të konceptit në shfaqjen e veturave në Pekin në vitin 2012.

Makina koncept ishte paisur me një motor turbo 2.0 litërsh që bënte 211 kuaj-fuqi, i shoqëruar gjithashtu me një motor elektrik i cili bënte 95 kuaj-fuqi.

Modeli A6 E-Tron do të jetë një shtesë e rëndësishme në shitjet e Audi-së nëpër botë, i cili përfshinë rreth një të tretën e shitjeve të saj në mbarë botën në vitin 2013.