Atletico në sulm, mbrohet Chelsea

Pjesa e parë mes Atletico Madridit dhe Chelseas në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nuk ka sjell gola. Vendasit sulmojnë më tepër, por londinezët janë duke u mbrojtur me sukses.

Sport

22/04/2014 22:40

Atletico Madrid dhe Chelsea e mbyllën pjesën e parë të ndeshjes në Vicente Calderon në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pa ndonjë gol të realizuar.

Skuadra e Diego Simeones është duke krijuar më tepër duke insistuar me sulme drejt portës së londinezëve.

Mirëpo, Blues që kanë humbur portierin Petr Cech për shkak të një lëndimi – në vend të tij u inkuadrua veterani Mark Schwarzer – janë duke rezistuar me sukses dhe mundojnë të kundërsulmojnë nëpërmjet mesfushorit Willian dhe sulmuesit Fernando Torres.