Aston Martin gati modelin e ri (Foto)

Në një intervistë për The Detroit Bureau, Andy Palmer nga Aston Martin tha se ka ardhur koha që Aston të bëjë disa lëvizje të reja në mënyrë që të qëndrojë në garë me produktet e kompanive të tjera.

Auto & Tek

26/08/2015 14:40

Në fakt, raportet e reja tregojnë se kjo kompani së shpejti do të ketë linjën më të gjerë të modeleve që ka pasur ndonjëherë, me shtatë produkte të reja të planifikuara për të ardhmen.

Një variant që po planifikohet të prodhohet është edhe modeli DBX i fuqizuar me bateri, transmeton Lajmi.net.

Sipas Palmer, qëllimi i Aston Martin është që produktet e reja t’i përshtaten tregut aktual. Për më tepër, ai thotë se çdo vit Aston do ta lansojë nga një model.

Fotografitë e konceptit DBX tani kanë arritur dhe ju mund t’i shihni më poshtë:

DBX Concept_01 DBX Concept_02 DBX Concept_03 DBX Concept_04 DBX Concept_05 DBX Concept_06DBX Concept_07