As Messi e as Ronaldo, ja kush është lojtari më i mirë në botë sipas Rakitic

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic, beson se bashkëvendësi i tij, Luka Modric, është lojtari më i mirë në botë.

Sport

05/09/2018 17:54

Rakitic që këtë verë arriti deri në finale të Kupës së Botës me Kroacinë, është ndër të paktët lojtar sot që mendon se dikush është më i mirë se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Këta dy të fundit kanë sunduar futbollin në dhjetë vitet e fundit, duke fituar së bashku nga pesë Topa të Artë.

“Luka është tani lojtari kryesor i La Ligës, ai është lojtari më i mirë në botë dhe ne, kroatët, jemi shumë krenar me të. Uroj që ai ta fitojë edhe Topin e Artë sepse e meriton atë”.

“Ata që janë xheloz për Lukan, le të vdesin nga xhelozia e tyre! Jam krenar me të dhe jam aq i lumtur sa do të isha nëse unë do t’i fitoja këto çmime”.

Modric së fundi fitoi çmimin e UEFA-s si lojtari më i mirë në Evropë./Lajmi.net/