Arsyeja e çuditshme pse Klopp e zëvendësoi Coutinhon në ndeshjen Leicester City – Liverpool

"The Sun" shkruan se zëvendësimi i tij pas 45 minutave lojë ndaj Leicester Cityt ishte vendim nga Klopp për ta pushuar para duelit me po të njëjtin kundërshtar në Premierligë, të shtunën".

Sport

20/09/2017 09:54

Philippe Coutinho ishte në formë aq të mirë sa që menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp vendosi ta zëvendësojë pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes ndaj Leicester Cityt në Carabao Cup.

Ylli brazilian kishte paraqitur kërkesë për largim nga klubi gjatë afatit kalimtar të verës.

Por, “Reds” refuzuan shitjen e tij te Barcelona.

“The Sun” shkruan se zëvendësimi i tij pas 45 minutave lojë ndaj Leicester Cityt ishte vendim nga Klopp për ta pushuar para duelit me po të njëjtin kundërshtar në Premierligë, të shtunën, përcjell “lajmi.net”.

Vendimi po ashtu tregon se ku qëndron prioriteti i Liverpoolit, duke e ruajtur brazilianin për xhiron e radhës në Premierligë. /Lajmi.net/