Arsyeja burokratike që çoi Chapecoense drejtë tragjedisë

Vendimi i autoriteteve braziliane të aviacionit, pati detyruar skuadrën Chapecoense që udhëtimin për në Kolumbi ta bëjë duke fluturuar një herë në Bolivi.

Sport

29/11/2016 22:17

Skuadra e Chapecoense kishte për të bërë një udhëtim të gjatë për në Medelin, për të luajtur finalen e ‘Copa Sudamericana’,  përballë Atletico Nacional.

Rrugën për në Kolumbi, Chapecoense është dashur ta bëjë duke fluturuar fillimisht në Santa Cruz de la Siera në Bolivi, dhe jo drejtpërdrejt për në Medellin.

Por ky udhëtim ka mundur të shkoi ndryshe, po të mos ndalohej nga autoritet braziliane të aviacionit.

Skuadra braziliane i kishte bërë leje autoriteteve braziliane për t’iu lejuar fluturimi drejtpërdrejt nga Chapeco për në Medellin me të njëjtën kompani, por leja është refuzuar për të çuar pastaj në një tragjedi të madhe.

Agjencia braziliane e Aviacionit Civil ka lëshuar një deklaratë ku shpjegon se ka refuzuar lejen sipas rregullave në fuqi, pasi që fluturimet në mes Brazilit dhe Kolumbisë mund të bëhen vetëm me kompani nga këto dy vende, dhe Lamia është kompani nga Bolivia./lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.