Arsene Wenger ka katër oferta në tavolinë për t’iu rikthyer futbollit

Arsene Wenger është duke u përgatitur për t’iu rikthyer futbollit, duke pranuar një nga katër ofertat që i ka në tavolinë.

Sport

07/02/2019 14:42

Trajneri francez i dha fund qëndrimit 22 vjeçar te Arsenal në fund të sezonit të kaluar, ku është zëvendësuar nga Unay Emery.

Pas largimit nga Arsenal, Wenger ka pranuar disa oferta të klubeve të ndryshme të Evropës, duke u përmendur si kandidatë potencial për të marrë drejtimin e Bayern Munich, Barcelona dhe Real Madrid.

‘The Times’ raporton se 67 vjeçari do t’i rikthehet futbollit, duke pranuar një nga katër ofertat e paraqitura në tavolinë.

Besohet se një ofertë vije nga PSG për një rol drejtues në skuadër, një tjetër vije nga një ekip kombëtar, dhe dy oferta tjera nga dy skuadra të Evropës./Lajmi.net/